Myslimanët do të arrijnë paqen dhe harmoninë përfundmitare, vetëm nëse janë në gjendje që të vendosin unitet dhe solidaritet mes tyre përballë islamofobisë në rritje, ka deklaruar Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur në një mesazh televiziv të transmetuar në Konventën e Shoqërisë Amerikane Muslimane (MAS) dhe Rrethit Islamik të Amerikës së Veriut (ICNA) në Çikago, Erdogan theksoi rëndësinë e unitetit dhe pozitivitetit për muslimanët, shkruan Daily Sabah, transmeton portal arbresh.info
“Ne duhet të forcojmë solidaritetin tonë përballë urretjes, ksenofobisë dhe racizmit kulturor, të cilat janë rritur gjatë pandemisë”, tha Erdogan, duke shtuar se myslimanët duhet të bashkohen dhe të lënë mënjanë dallimet kulturore dhe etnike.
Erdogan vazhdoi duke thënë se myslimanët në vend se të ulin kokën dhe të tërhiqen, duhet të bëjnë përjekje që të jenë të sigurtë dhe të luajnë rolin e tyre të merituar aty ku jetojnë.
Edhe pas dy dekadash pas sulmeve të 11 shtatorit, myslimanët në SHBA ende luftojnë me intolerancën, racizmin dhe urretjen.
Një sondazh nga Associated Press-NORC Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike (AP-NORC) i kryer përpara përvjetorit të 11 shtatorit zbuloi se 53% e amerikanëve kanë pikëpamje të pafavorshme ndaj Islamit, krahasuar me 42% që kanë pikëpamje të favorshme.
Mosbesimi dhe dyshimi ndaj myslimanëve nuk ka filluar me 11 shtatorin, por sulmet i intesifikuan ato në mënyrë dramatike./arbresh.info/
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri