Përhapja e koronavirusit në Turqi ka shënuar kulmin, megjithatë vendi po synon që t’i kthehet jetës normale pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në fund të muajit maj, u citua nga mediat shtetërore turke, Presidenti Erdogan.
Rastet me Covid-10 janë rritur në 90, 980 në Turqi, duke tejkaluar secilin vend të Europës dhe SHBA-ve, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2,140 persona, trasnmeton portal arbresh.info
Në anën tjetër, Ankaraja po vazhdon me miratimin e masave gjithnjë e më të forta për të frenuar përhapjen e infeksionit.
“Kjo pandemi është kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, përsa i përket pasojave ekonomike”, tha Erdogan gjatë një video konfernece me zyrtarëte tij të partisë.
“Ne synojmë që të arrijmë respektin maksimal të masave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me dëshirën e vullnetin e Zotit, t’i kthehemi jetës normale pas festës sonë”, shtoi ai.
Si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, Erdogan tha se së të hënën do të bëhet një bllokim 4 ditorë për 31 qytete, pasi izolime dy ditore u zbatuan gjatë dy fundjavave të fundit.
Dita e enjte është festë kombetare në Turqi, ndërsa të premten shënohet fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit.
Autoritetet thanë që dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura deri në ora 02:00 të enjten dhe të premten për njerëzit që të bëjnë blerje thelbësore./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës