Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se marina turke dhe rojet bregdetare kanë shpëtuar qindra mijëra jetë në dete, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan mbajti një fjalim në stërvitjen ushtarake “Atdheu i Kaltër 2022” përmes video-konferencës nga Kompleksi Presidencial në kryeqytetin Ankara.
Ai tha se për Turqinë, të ketë forcë të fuqishme detare nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri, duke shtuar se bëhet fjalë për një vend të rrethuar nga dete nga tre anët.
“Pra, ne i kushtojmë rëndësi përmirësimit të vazhdueshëm të marinës sonë me pajisje dhe personel, për të dhënë kontributin më të lartë të mundshëm në mbrojtjen e atdheut”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se Turqia gëzon vlerësime pozitive nga bota për operacionet e saj humanitare, të shpëtimit dhe të ndihmës.
“Me Marinën tonë dhe Rojet Bregdetare, ne kemi shpëtuar qindra mijëra jetë nga humbja në ujërat e errëta, ndërsa vendet që e konsiderojnë veten të zhvilluar dhe modernë po i linin refugjatët të vdisnin në dete ose madje tentonin t’i vrisnin duke fundosur varkat e tyre”, tha gjithashtu Erdoğan.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...