Google ADS

Erdogan: Turqia pret që BE të jetë e paanshme

00:01 | 18 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Mësohet se në këtë bisedë është diskutuar për Mesdheu Lindor.

Nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë bëhet me dije se presidenti Erdogan i tha Michel-it se Turqia pret që organizatat e BE-së dhe vendet anëtare të miratojnë një qëndrim objektiv dhe konsekuent për të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht për Mesdheun Lindor, pa u mashtruar nga provokimet.

Sakaq Erdogan ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Turqia është e hapur për një zgjidhje që mbron të drejtat e të gjitha palëve me një dialog miqësor dhe negociata të bazuara në drejtësi.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë të mbrojë të gjitha të drejtat dhe interesat e saj kudo dhe çdo herë kundër të gjitha iniciativave që injorojnë të drejtat e saj me hapa të njëanshëm.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet Turqi-BE dhe zhvillimet e tjera rajonale, shkruajnë mediat e huaja.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, janë shprehur zyrtarët në Turqi./abcnews/

 

Të ngjashme