Në konferencën për media me homologun e tij polak, presidenti Erdogan theksoi dje se Turqia dhe Polonia po “ecin në mënyrë të vendosur” drejt arritjes së objketivit të tyre prej 10 miliardë dollarë në vëllimin e tregtisë dypalëshe. Presidenti turkka bërë të ditur se Turqia do të eksportojë mjete ajrore pa pilot (dronë luftarakë) në Poloni, çka do të jetë “hera e parë në historinë e saj” për një shitje të tillë në një vend anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency.
“Me hapat që kemi ndërmarrë në 19 vitet e fundit (në industrinë e mbrojtjes), ne jo vetëm që kemi rekuperuar vitet e neglizhencës, por po ashtu e kemi çuar vendin tonë në ligën e gjigantëve në këtë fushë”, tha presidenti Erdogan në një konferencë të përbashkët për media me homologun polak, Andrzej Duda, i cili ishte për vizitë zyrtare në Ankara.
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, të shtunën njoftoi se vendi i tij do të blejë 24 dronë të tipit ‘Bayraktar TB2’ nga Turqia.
Në konferencën për media me homologun e tij polak, presidenti Erdogan theksoi se Turqia dhe Polonia po “ecin në mënyrë të vendosur” drejt arritjes së synimit të tyre prej 10 miliardë dollarësh në vëllimin e tregtisë dypalëshe.
“Turqia, në kuadër të misionit të NATO-s, ‘Patrullimit Ajror të Baltikut’, së shpejti do të vendosë avionët e saj ‘F-16’ në Poloni”, shtoi Erdoğan, duke përshëndetur dërgimin e avionëve të patrullës detare polake dhe misioneve ushtarake në bazën ajrore ‘Incirlik’ në Turqinë jugore, nën masat e sigurisë së NATO-s.
Ndërkaq, presidenti Duda, nga ana e tij, tha se Turqia është “aleati më i fuqishëm” i Polonisë “në këtë pjesë të botës” dhe falënderoi presidentin Erdoğan për pilotët turq “që mbrojnë qiellin”.
“Unë besoj se si pjesë e kornizës së NATO-s, ne mund të parandalojmë kërcënimet ndaj të dy vendeve nga brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Duda.
Para konferencës së përbashkët për media, zyrtarë të lartë të dy vendeve nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes, bujqësisë, turizmit dhe sporteve.
Droni i tipi ‘Bayraktar TB2’ hyri në inventarin e ushtrisë turke në vitin 2014 dhe aktualisht përdoret nga disa vende të tjera, përfshirë nga Ukrainen, Katarin dhe Azerbajxhanin.
Turqia ka përdorur dronët e saj në operacionet ushtarake ndërkufitare dhe kundër-terroriste, si ‘Mburoja e Eufratit’ ne Siri.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua