Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë mësimin në klasë me masat e vëzhguara kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë mësimin pa ndërprerje në universitetet tona duke marrë masat e nevojshme kundër kërcënimit të pandemisë”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2021-2022 për universitetet.
Lidhur me mësimin e klasave parashkollore, fillore dhe të mesme, Erdoğan tha se disa klasa mund të vendosen në karantinë në varësi të numrit të rasteve me COVID-19, megjithatë ai përjashtoi mbylljen e një shkolle të tërë ose disa shkollave nëpër rrethe dhe qytete.
Presidenti turk tha se mësimi në distancë nuk mund të zëvendësojë mësimin ballë për ballë dhe shtoi se qeveria ka marrë çdo masë paraprake për të rifilluar mësimin në klasë në të gjitha institucionet arsimore.
Turqia rifilloi mësimin ballë për ballë në shkolla që nga 6 shtatori,raporton Anadolu Agency.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit, Turqia ka administruar mbi 110 milionë doza të vaksinës COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 6.98 milionë infeksione dhe 62.745 vdekje të lidhura me koronavirusit janë regjistruar deri më tani në Turqi.
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...