Google ADS

Erdogan: Turqia nuk heq dorë nga sistemi i mbrojtes ruse

22:36 | 14 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Turqia nuk do të heq dorë nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore S-400, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se vendi i tij “mund të blejë edhe patriot amerikanë”, shkruajnë mediat turke.

“Ne nuk heqim dorë nga sistemi i mbrojtjes ruse S-400 në mënyrë që të blejmë patriotët amerikanë. Ne mund të blejmë edhe sistemin e mbrojtjes amerikane. Sidoqoftë, do të blejmë edhe S-400”, tha Erdogan para gazetarëve në Uashington, përderisa po nisej për kthim në Ankara, transmeton portali arbresh.info

“Turqia mund të blejë edhe sistemin e mbrojtjes amerikane, por ne i konsiderojmë ofertat”, tha ai.

Blerja e sistemit të avancuar të mbrojtjes ruse nga ana e Turqisë, bëri që administrate Trump të largojë Turqinë nga programi i saj luftarak i përbashkët i gjeneratës së pestë F-35.

Shtetet e Bashkuara pohojnë se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të marrë në fshehtësi detaje të klasifikuara dhe është i papajtueshëm me NATO-n.

Megjithatë, Turqia kundërshton që S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe sipas tyre nuk do të përbënte asnjë kërcënim për aleancën./arbresh.info/

 

Të ngjashme