Turqia kurrë nuk do të lejojë që paqja në rajon të prishet nga i ashtuquajturi plani i paqes për Lindjen e Mesme, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Komentet e presidentit turk erdhën në një deklaratë të cilën ai i dërgoi Konferencës së 3-të të Platformës Ndërparlamentare të Kudsit që po mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.
Në mesazhin e tij, Erdoğan nënvizoi rëndësinë e një konference të tillë në këtë periudhë kritike dhe shtoi se e ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit”, që shpall Kudsin si kryeqytet të Izraelit, nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr që kërcënon paqen në rajon”.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo ëndërr të bëhet realitet”, theksoi Erdoğan.
“Ne nuk e njohim këtë plan, që do të thotë aneksim i tokave palestineze, që shkatërron plotësisht Palestinën dhe uzurpon plotësisht Kudsin. Ne kurrë nuk e pranojmë këtë përpjekje, e cila duket sikur pranon një zgjidhje dyshtetërore, por në të vërtetë nënkupton legjitimimin e okupimit izraelit nën mandatin e administratës amerikane”, ka shtuar presidenti i Turqisë.
Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.
Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre, shkruan Anadolu Agency.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...