Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se duke marrë parasysh drejtimin e mëparshëm të aeroportit të Kabulit, Turqia mund të ndërmarrë hapa të ngjashëm në të ardhmen, së bashku me Katarin dhe Afganistanin, nëse mund të arrihet një marrëveshje nga tre vendet, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë, presidenti Erdoğan tha se gjatë vizitës së fundit të talebanëve në Turqi ata kanë kërkuar ndihmë humanitare dhe në lidhje me “shqetësimet për funksionalitetin e procesit të ri në Afganistan”.
Për këto kërkesa, presidenti Erdoğan u zotua se do të sigurojë “të gjitha llojet e mbështetjes” për popullin afgan.
Dje, një delegacion i talebanëve zhvilloi një vizitë në Turqi për të diskutuar çështjet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin me Afganistanin në të ardhmen.
Më tej, presidenti turk foli edhe për viktimat e fundit në Siri, duke theksuar se në periudhën që vjen Turqia do të vazhdojë luftën e saj në këtë vend të shkatërruar nga lufta kundër grupeve terroriste dhe regjimit të Bashar al-Asadit, siç tha ai, në një mënyrë “shumë më ndryshe”.
Të dielën, dy policë të operacioneve speciale turke u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pasi dega siriane e PKK-së kreu një sulm terrorist në veri të Sirisë, respektivisht kur terroristët e YPG/PKK-së sulmuan një makinë të blinduar me një raketë në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...