Google ADS

Erdogan: Turqia ka në dispozicion vaksina për të gjithë qytetarët

23:47 | 20 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka administruar rreth 40 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) dhe se vaksinat janë në dispozicion për çdo qytetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mori pjesë në një takim nëpërmjet internetit me 700 të rinj nga 81 provinca turke me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Baballarëve. Një nga temat për të cilat foli presidenti turk ishte edhe lufta kundër pandemisë së koronavirusit.

“Të gjithë qytetarët tanë duhet ta dinë se kanë qasje në vaksina në një kohë kur miliarda njerëz në gjithë botën nuk e kanë këtë mundësi”, tha Erdoğan.

“Në një kohë kur furnizimi me vaksina është shumë i vështirë, ne kemi një ritëm shumë të shpejtë të vaksinimit falë lidhjeve tona. Jemi në një situatë të mirë për momentin”, theksoi Presidenti i Turqisë.

Erdoğan deklaroi se me kapacitet të plotë po vazhdojnë aktivitetet dhe puna për vaksinat vendase. Ai tha se qëllimi i Turqisë është të fillojë prodhimin në shtator ose tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme