Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se Turqia është shpresa e një pozite gjeografike të madhe, duke shtuar se populli turk ka prapa lutjen (duanë) e qindra milionave njerëzve.
“Ne jemi Turqia që është shpresa e një pozite gjeografike të madhe. Sepse ne jemi populli turk që kemi nga prapa lutjen (duanë) e qindra milionave njerëzve. Ne jemi të gatshëm ta paguajmë koston e këtij qëndrimi dinjitoz. Ashtu sikurse përgjatë gjithë historisë nuk do të hezitojmë asnjëherë të paguajmë koston siç edhe kemi vepruar më parë, më 15 korrik, në operacionin ‘Mburoja Eufratit’, dhe sot në operacionin ‘Dega e Ullirit’”, tha Erdoğan, në një fjalim në kongresin e degës rinore të AK Partisë në Kocaeli, raporton Anadolu Agency.
Presidenti turk theksoi se terroristët do ta paguajnë rëndë çmimin e martirëve dhe njerëzve të pafajshëm dhe u shpreh se të gjithë terroristët e pafe të PKK-së, PYD-së, YPG-së, DEASH-it dhe FETO-s që provokojnë në kufijtë e Turqisë dhe bombardojnë xhamitë duke martirizuar njerëzit do ta paguajnë rëndë.
Erdoğan më tej duke theksuar se ushtria turke do të vazhdojë udhëtimin e saj drejt Idlibit, tha se “Allahu thotë: ‘Mos u thoni të vdekur atyre që humbin jetën në rrugën e All-llahut. Ata janë gjallë, por ju nuk e dini.’ Duke pasur parasysh këtë, ushtria turke po shkon drejt Afrinit dhe me ndihmën e Zotit, ajo do të vazhdojë të lëvizë drejt Idlibit”.
“Deri më sot janë neutralizuar 394 terroristë dhe kjo shifër i përket mëngjesit. Ende nuk e di sa mund të jetë rritur kjo shifër deri më tani. Ndërkohë kemi 20 dëshmorë nga ULS dhe ushtarët tanë bashkë. I gjithë populli ynë është bashkë me ne duke u lutur. Dhe në këtë mënyrë jemi duke ecur dhe ndodhemi në ditën e 8-të të operacionit tonë. Ne si qeveri jemi duke zhvilluar bisedime me vende të ndryshme, me Rusinë, SHBA-në dhe dje me Britaninë dhe vende të tjera të Evropës. Gjithashtu edhe ministria jonë e jashtme është duke kryer bisedime, sepse siç e dini nëse nuk e shpjegoni veten në komunitetin ndërkombëtar edhe sikur të fitoni betejën, e humbni në tryezë ashtu sikurse në Lozanë”, theksoi Erdoğan.
Duke vënë theksin se ndërgjegjja njerëzore ka zënë kallo përballë 1 milion njerëzve dhe fëmijëve të masakruar në Siri, Erdoğan ka shtuar: “Ne nuk mund të heqim dorë nga ndërgjegjja jonë, nga morali ynë. Politikat që ndjekin amerikanët dhe evropianët për vendet e tjera, si Siria, Iraku, pjesët veriore të Afrikës, mund të jenë një mjet taktik që e vërejnë si të favorshme nga pikëpamja e interesave ditore, por për ne këto pozita gjeografike nuk janë të ndryshme nga rajonet tona nga Deti i Zi, Egje, Mesdhe e deri në Anadollin Qendror dhe rajonet e tjetra tonat”./Anadolu Agency
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...