Erdogan: Turqia është pranë Libanit, jemi të gatshëm të ndihmojmë

23:55 | 4 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun libanez Michel Aoun pas shpërthimit në Bejrut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura, duke uruar gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan gjithashtu është shprehur se Turqia qëndron pranë Libanit dhe se janë të ofrojnë ndihmë humanitare në të gjitha sferat, duke filluar nga ndihma në sektorin e shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme