“Turqia në mënyrë të shpejtë hap spitale të reja përderisa gjithashtu përforcon spitalet ekzistuese për shkak të përhapjes së COVID-19”, tha Erdoğan.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nga ditët e para të epidemisë vendi i tij zbaton masa paraprake shëndetësore në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor.
Presidenti turk ka theksuar se Turqia është e përkushtuar t’i përdorë të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e COVID-19.
“Turqia në mënyrë të shpejtë hap spitale të reja përderisa gjithashtu përforcon spitalet ekzistuese për shkak të përhapjes së COVID-19”, tha Erdoğan.
Duke iu referuar kufizimeve, Erdoğan shtoi se nëse është e nevojshme mund të miratohen metoda të ngjashme edhe në transportin e qytetit.
“Për shkak se vendi ynë vet i prodhon të gjitha produktet bazike ushqimore, jemi në gjendje të mundësojmë funksionimin e zinxhirëve tanë të furnizimit dhe rezervave tona, me qëllim të përmbushjes së nevojave tona”, u shpreh Erdoğan./AA/
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi