Google ADS

Erdogan: Turqia e gatshme për një epokë të re

17:10 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll tha se zgjedhjet e 24 qershor të këtij viti janë pikë kthese për Turqinë. 

Erdoğan tha se “infrastruktura e Turqisë është e gatshme për të hyrë në epokën re”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në Stamboll foli në Kongresin e Forumit të Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Stamboll, dhe me këtë rast komentoi rreth zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 qershor.

“Zgjedhjet e 24 qershorit, janë një pikë kthese për Turqinë. Vendi ynë po hyn në një epokë të re dhe e gjithë infrastruktura jonë është e gatshme për epokën e re. Ne jemi gjithmonë të gatshëm, por opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj. Janë zhytur në një konflikt të brendshëm, nuk e dinë se çfarë janë duke bërë si dhe çfarë do të bëjnë”, tha Erdoğan.

Ai gjithashtu potencoi se gratë duhet të kenë një ndikim më të madh në politikë, por gjithashtu edhe prania e tyre në parlament duhet të jetë më e madhe.

“Ajo që ne duam është që gratë të jenë më me ndikim në politikë, më shumë pjesëmarrje dhe më shumë t’i shohim ato si përfaqësuese në parlament”, tha presidenti Erdoğan.

Ai gjithashtu shtoi se një nga detyrat e para në periudhën e ardhshme do të jetë ndërtimi i Kanalit të Stambollit. Ky është kanali artificial i komunikimit, i cili do të ndërtohet paralelisht me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme