Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se qindra shtëpi dhe dyqane të ndërtuara për të ndihmuar viktimat e tërmetit të madh që vitin e kaluar goditi provincën Izmir, të premten do t’u dorëzohen pronarëve të tyre të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se kanë përfunduar ndërtimin e gjithsej 741 seksioneve të pavarura, nga të cilat 596 janë shtëpi dhe 145 janë dyqane. Ai shtoi se këto janë ndërtuar me një investim fillestar prej 750 milionë lira turke (rreth 66 milionë dollarë)
“Ne ndërtuam shtëpi në Izmir me të njëjtën shpejtësi që bëmë në zonat e tjera të goditura nga fatkeqësitë. Kemi kryer punët më të mëdha të transformimit urban dhe të tërmeteve në historinë e Izmirit”, tha Erdoğan.
Presidenti turk po ashtu tha se 795 shtëpi dhe 157 dyqane që kanë mbetur do të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe do t’u dorëzohen viktimave të tërmetit në provincë.
Në nëntor të vitit të kaluar, një tërmet me magnitudë 6.6 goditi provincën Izmir, duke lënë 115 të vdekur dhe mbi 1 mijë të tjerë të plagosur.
Erdoğan foli edhe për ekonominë e vendit, duke theksuar se qeveria është e vendosur të bëjë gjënë e duhur për Turqinë përmes investimeve, prodhimit, punësimit dhe përmes një politike ekonomike të orientuar nga eksporti, në vend të ciklit vicioz të normave të larta të interesit dhe të ulëta të këmbimit.
“Rritja e çmimit për shkak të rritjes së kursit të këmbimit nuk ndikon drejtpërdrejtë në investime, prodhim dhe punësim. Konkurrenca në kursin e këmbimit çon në rritje të investimeve, prodhimit dhe punësimit”, tha ai.
Si një vend me njohuri dhe përvojë në menaxhimin e krizave financiare, tha Erdoğan, Turqia është vendimtare në shfrytëzimin e mundësive që janë shfaqur në kohët aktuale kritike me të cilat po përballet bota.
Ai po ashtu paralajmëroi për oportunistët që bëjnë rritje të pa shpjegueshme të tepruara të çmimeve duke përdorur rritjen e kursit të këmbimit si justifikim.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...