Google ADS

Erdogan: Turqia do t’i vazhdojë operacionet antiterroriste

22:37 | 25 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Preisdenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Türkiye do të vazhdojë operacionet antiterrosite derisa të sigurojë kufijtë e saj jugorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Türkiye sot shënon 951-vjetorin e triumfit në Malazgirt, fitoren historike në Betejën e Malazgirtit (Manzikert), kurse në tubimin e mbajtur në Ahlat të provincës Bitlis u drejtua presidenti i turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Ahlat dhe Malazgirt janë emra të vullnetit për të ngritur përsëri qytetërimin tonë, kjo është vula e ngritjes sonë që ngjall besim tek miqtë tanë, dhe frikë tek armiqtë tanë”, deklaroi Erdoğan.

Me këtë rast, presidenti turk porositi se Türkiye do të vazhdojë operacionet antiterrorsite në përputhje me prioritetet e saj të sigurisë.

“Edhe njëherë deklaroj para gjithë botës se lufta jonë nuk do të përfundojë derisa të sigurojmë kufijtë tanë jugorë në një korridor me thellësi 30 kilometra”, theksoi Erdoğan.

Ai gjithashtu potencoi se Türkiye nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi, por se operacionet e saj janë drejtuar posaçërisht kundër organizatave terroriste.

Beteja e Malazgirtit, një qytet në lindje të Türkiye-s, është zhvilluar në vitin 1071 kur selçukët turq nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arslanit mundën perandorin bizantin Romanus IV. Pasojë e disfatës ishte dobësimi i fuqisë mbrojtëse të bizantinëve, por edhe shpërngulja e popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.

Beteja e Malazgirtit konsiderohet në histori si një ngjarje vendimtare që ishte drejtpërdrejt shkaktare për rënien e mëvonshme të Bizantit, kurse selçukët, të nxitur nga fitorja e kësaj beteje, vazhduan fushatat e tyre fitimtare në Azinë e Vogël.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme