Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar një sërë reformash gjyqësore dhe ekonomike. Ai tha se Turqia do të zbatojë këto reforma për të thyer “trekëndëshin e djallit”, duke përmendur këtu normat e interesit, inflamacionin dhe kurset e këmbimit të huaj.
Ai shtoi se Ankaraja është e vendosur të krijojë një sistem të bazuar në prodhim dhe punë. Erdogan premtoi disa reforma muajin e kaluar, duke nxitur zërat për lirimin e mundshëm të politikanëve, përfshirë kurdët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, nga burgjet.
Sidoqoftë, komentet e tij të fundit mbi vendimet e gjykatës dhe kritikat ndaj qeverisë së tij kanë nxitur skepticizmin në lidhje me premtimin e tij. Erdogan tha se Turqia po do të kryejë reformat demokratike , jo sepse ishte “e detyruar” ta bënte këtë, por sepse “populli e meriton atë”./indeksonline/
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...