Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë shpimet e saj për burime të energjisë në rajonin e Detit të Zi, ku deri më tani ka zbuluar 405 miliardë metra kub gaz natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media pas një takimi disa orësh të kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, Erdoğan iu referua temave të ndryshme duke përfshirë shpërthimin e koronavirusit të ri (COVID-19), shpimet për burime të energjisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe politikën e jashtme të vendit.
Erdoğan tha se zbulimi i kësaj fundjave në Detin e Zi që rriti kapacitetin e rezervave të mëparshme të gazit natyror nga 320 në 405 miliardë metra kub, më në fund në një farë mase do të lejojë Turqinë të përmbushë nevojat e saj hidrokarbure. Ai shtoi se anija turke e shpimit “Fatih” do të fillojë operacionet e reja muajin e ardhshëm.
Presidenti turk theksoi se më shumë lajme të mira do të ketë për vendin e tij, pasi muajin tjetër anija e shpimit është planifikuar të fillojë operacionet në një pus të ri të Detit të Zi, respektivisht në pusin Turkali 1.
Më tej, Erdoğan tha se gazi natyror që do të nxirret do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin dhe sigurinë e Turqisë, pasi vendi gëzon përfitime financiare nga zbulimet.
Ai tha se zhvillimi i Turqisë ka çuar në përfshirjen e vendit në çështje të jashtme për shkak të historisë së saj dhe arsyeve të tjera të detyrueshme, pasi ajo, siç tha presidenti, kurrë nuk mund të braktisë njerëzit e pafajshëm në nevojë të madhe.
Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia nuk mund të lejojë që Iraku të bëhet një strehë e sigurt për terroristët, as që sirianët të vuajnë nga duart e grupeve terroriste apo regjimi, as që puçistët të shpërbëjnë Libinë. Ai po ashtu tha se vendi i tij nuk mund të lejojë shkelje të të drejtave të Turqisë apo të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në rajonin e Mesdheut Lindor.
Azerbajxhani dhe Armenia
Më tej, Erdoğan theksoi se Ankara do të mbështesë plotësisht Azerbajxhanin kundër Armenisë, e cila ka pushtuar territoret e Bakut për dekada dhe po sulmon civilët duke shkelur ligjin ndërkombëtar.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ndërsa Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit, madje edhe duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit.
Pandemia COVID-19
Erdoğan po ashtu folu mbi shpërthimin e koronavirusit, duke theksuar se autoritetet do të monitorojnë nga afër pëlqimin e popullit ndaj masave të miratuara kundër pandemisë e cila deri më tani ka marrë 9.445 jetë njerëzish në Turqi.
Presidenti turk tha se faza e provës tek njerëzit në studimin e vaksinave nga Turqia ka të ngjarë të fillojë në dy javë, duke shtuar se qeveria shpreson të përfundojë punën për vaksinim deri në pranverë.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...