“Turqia nuk synon tokën dhe sovranitetin e askujt, por nuk do të bëjë lëshime për të drejtat e saj”, tha presidenti Erdoğan
Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe si dhe në Egjeu dhe në Detin e Zi, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke folur në një ceremoni gjatë shënimit të një nga fitoret më të rëndësishme ushtarake turke gati një mijë vite më parë.
“Turqia nuk synon tokat, sovranitetin ose interesat e një vendi tjetër, por kurrë nuk do të bëjë lëshime për atë që i takon me të drejtë”, tha Erdoğan në një ngjarje në të cilën shënohej 949-vjetori i Betejës së Malazgirt në Mus të Turqisë lindore.
Turqia kërkon nga të gjithë të shmangin bërjen e gabimeve që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre, shtoi Erdoğan, duke folur në mes të mosmarrëveshjeve me Greqinë lidhur me të drejtat sovrane të Turqisë mbi territorin detar dhe burimet e energjisë.
“Madje edhe sot trashëgimia bizantine kryen padrejtësi dhe lëvizje piratike duke llogaritur në mbështetjen e evropianëve, gjë që tregon se ata nuk kanë arritur të mësojnë nga historia”, tha Erdoğan.
Komentet pasojnë zbulimin më të madh të gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi dhe konfliktin e vazhdueshëm në Mesdheun Lindor me Greqinë.
Erdoğan njoftoi të premten se Turqia ka gjetur rreth 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror pasi anija e saj gjurmuese Fatih filloi punën më 20 korrik në brigjet e Detit të Zi.
Ceremonia në të cilën Erdoğan foli në përkujtim të fitores së 26 gushtit të vitit 1071 të Sulltanit selçuk Alp Arslan në rrafshinën e Malazgirt të Musit të sotëm të Turqisë lindore, e cila çoi në përshpejtimin e rënies së Perandorisë Bizantine dhe çoi në rritjen e numrit të turqve që u vendosen në këtë rajon dhe e cila hapi rrugën për ngritjen e Perandorisë Osmane dhe Republikën moderne të Turqisë.
Përpjekjet për uljen e tensioneve
Gjatë një takimi të martën me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas i cili kërkonte të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjet rreth Mesdheut, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu shprehu gatishmëri që të angazhohet për dialog, por gjithashtu kundërshtoi shkeljen e ligjeve nga ana greke dhe ngritjen e tensioneve në rajon.
Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekskluzive ekonomike bazuar në ishujt e vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.
Para vizitës së Maas, Turqia dhe më vonë Greqia dërguan alarme kontradiktore për stërvitje ushtarake në Mesdhe.
Ankaraja gjithashtu ka thënë se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore turke të naftës Turkish Petroleum dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.
Erdoğan ka thënë se e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjet qëndron përmes dialogut dhe bisedimeve, duke i kërkuar Athinës të respektojë të drejtat e Turqisë./AA/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...