Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se beson që Turqia do të arrijë shifra dyshifrore të rritjes ekonomike deri në fund të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Edhe pse agjencitë ndërkombëtare vlerësojnë një rritje prej 9 për qind, ne besojmë se deri në fund të vitit do të arrijmë shifra dyshifrore të rritjes ekonomike”, tha Erdoğan në një video-mesazh me rastin e samitit “Turqia 2023”, e cila organizohet nga Turkuvaz Media.
Ai theksoi se Turqia ka dhënë mbështetje dhe stimuj të fortë për të ndihmuar hapjen e fabrikave të reja në vend në periudhën e kaluar.
“Gjithashtu, vendi ynë realizoi rritje prej 1.8 për qind në vitin 2020, ndërsa vazhdoi trendin rritës duke arritur shkallë rritjeje prej 7.2 për qind dhe 21.7 për qind në dy tremujorët e parë të këtij viti. Thyem një rekord të rëndësishëm në eksporte, duke tejkaluar për herë të parë në histori nivelin prej 212 miliardë dollarëve”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se autoritetet turke do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të siguruar që vendi të vazhdojë të rritet dhe të përparojë në vitet e ardhshme.
“Do të vazhdojmë me përparimin në Turqi në bazë të prodhimit, eksporteve, investimeve dhe punësimit, duke injoruar ata që bëjnë thirrje për katastrofë”, tha ai.
Ai shtoi se Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate pasojave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.
“Ne po bëjmë përpjekjet e nevojshme për të minimizuar efektet e shkaktuara nga ekuilibri i prishur ekonomik në nivel global për shkak të pandemisë së koronavirusit”, potencoi Erdoğan.
Duke theksuar se bota vazhdon të luftojë COVID-19 në një mënyrë që ngjall shpresë pas dy viteve shumë të dhimbshme të pandemisë, Erdoğan tha se mund të vërehet se kanë filluar përpjekjet në shumë fusha drejt normalizimit gradual, veçanërisht në shëndetësi, transport, arsim dhe tregti.
Ai shtoi se ekonomia botërore ka filluar të kthehet në ritmin e vjetër pas krizës nga viti i kaluar, duke theksuar se prodhimi dhe eksportet tashmë janë në rritje dhe rimëkëmbja në sektorin e turizmit është përshpejtuar me rritjen e lëvizjes së njerëzve.
“Megjithatë, derisa njerëzimi trajton dimensionin shëndetësor të pandemisë, këtë herë ai po përballet me probleme të ndryshme të shkaktuara nga pandemia. Inflacioni global, ashtu si recesioni ekonomik i vitit të kaluar, është problemi më serioz me të cilin përballet njerëzimi sot. Raftet bosh në tregje për shkak të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit janë një nga faktet e kësaj epoke”, tha presidenti Erdoğan.
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...