Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur për të transformuar “klimën e bukur” të arritur me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në përfitimin maksimal për të dy vendet, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një takimi tre-orësh të kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan theksoi se Turqia dhe SHBA-ja po nisin epokën e re mbi “baza pozitive dhe konstruktive” pas takimit të javës së kaluar me presidentin amerikan gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.
Pas takimit në Bruksel, Biden tha se ai pati një “takim shumë të mirë” me presidentin Erdoğan.
Takimi ballë për ballë në selinë e NATO-s në Bruksel zgjati rreth 45 minuta. Ai ishte takimi i parë që liderët u takuan që kur Biden mori detyrën në muajin janar.
Me rënien e rasteve të virusit COVID-19, Turqia nga 1 korriku do të heq orën policore
Presidenti turk foli edhe lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në Turqi. Ai njoftoi se vendi i tij ka vendosur të heq orën policore nga e enjtja e javës së ardhme.
Në të njëjtën ditë, më 1 korrik, njoftoi presidenti Erdoğan, Turqia po ashtu do të heq udhëtimet ndërqytetore dhe kufizimet e transportit publik.
Erdoğan u tha gazetarëve se falë rënies së rasteve të koronavirusit nga 1 korriku Turqia do të kthehet në rendin normal të punës në institucione dhe organizata publike.
Por Turqia po ashtu theksoi se është “jetike” të gjithë të marrin dozën e vaksinës kur të vijë radha e tyre në procesin e vaksinimit që vendi e filloi në mes të muajit janar.
Më 1 qershor, Turqia lehtësoi disa masa të vendosura më herët për të luftuar virusin pasi numri i rasteve të koronavirusit filloi të shënojë rënie pas një bllokimi 17-ditor.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?