Google ADS

Erdogan: Turqia dëshiron të hapë një faqe të re me Evropën

23:59 | 18 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e siguroi sot kancelaren gjermane Angela Merkel se Turqia dëshiron të hapë një faqe të re me Bashkimin Evropian, sipas një burimi zyrtar.

“Gjatë një video-konference me Merkel, presidenti Erdogan e falënderoi kancelaren për kontributet e saj konstruktive dhe përpjekjet në favor të marrëdhënieve Turqi- BE”, tha në një njoftim për shtyp Presidenca Turke.

Erdogan bëri thirrje, gjithashtu, për një rishikim të marrëveshjes së përfunduar në 2016 midis BE-së dhe Turqisë mbi migrantët, që do të ishte edhe çelësi i një agjende pozitive me Europën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme