Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij në vitin 2021, do të bëhet me automobilin e saj elektrik të prodhimit vendor, raporton Anadolu Agency (AA).
“Automobili elektrik i prodhimit vendor, do të qarkullojë në rrugët tona në vitin 2021, duke kontribuuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 50 miliardë euro, njëkohësisht due ulur varësinë tonë nga nafta”, shkroi Erdoğan në profilin e tij në Twitter.
Me këtë, tha ai, do të zhvillohet sektori i dytë më i rëndësishëm ekonomik në vend.
“Do të zhvillohen afër 100 sektorë, siç janë softueri dhe teknologjia digjitale. Kontributi i industrisë automobilistike në PBB-në do të jetë 50 miliardë euro, duke sjellë njëkohësisht 20 mijë vende të reja pune”, theksoi Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, tha të hënën se në vitin 2019, do të përfundojë prototipi i automjetit të parë vendor.
Nëntorin e kaluar nisi një investim për prodhimin e automobilit të parë të prodhimit vendor, për çka në maj u nënshkrua marrëveshja për partneritet në aspektin e ndërtimit të brendit automobilistik.
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...