Erdogan thotë se Turqia nuk ndalon operacionin në veri të Sirisë pavarësisht kërcënimeve

20:45 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Ushtria e Turqisë do të vazhdojë fushatën kundër militantëve kurdë në Sirinë veriore, përkundër kërcënimeve nga SHBA-të dhe aleatët.

Këtë e ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke insistuar që operacioni nuk i ka në shënjestër kurdët, por terroristët, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk mund të presim. Si Turqi, ne kurrë nuk do ta ndalojmë këtë luftë, pavarësisht se çfarë thotë dikush”, deklaroi Erdogan.

“Të dyja, SHBA dhe Evropa thonë se ne po vrasim kurdë. Populli kurd janë vëllezërit tanë. Lufta jonë është kundër grupeve terroriste”, u shpreh presidenti turk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme