Erdogan thotë se Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

12:22 | 9 Mars 2024
E.K

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja “mbështet fuqishëm” grupin palestinez, Hamas, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste”, tha ai gjatë një fjalimi në Stamboll më 9 mars.

“Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, shtoi ai.

Endogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë.

Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme të pareshtura tokësore dhe ajrore dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Erdogan e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës./rel

Të ngjashme