Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Assad, për vizitë në Turqi “në çdo moment”.
Kjo është një shenjë se mund të ketë pajtim mes Ankarasë dhe Damaskut, pasi marrëdhëniet mes tyre u prishën pas luftës së vitit 2011.
“Ne mund t’ia dërgojmë atij [Assadit] ftesën në çdo moment”, tha Erdogan për gazetarë në avionë duke u kthyer nga Berlini, ku qëndroi për ta përcjellë Euro 2024, raportuan agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu dhe media të tjera.
Turqia fillimisht synoi ta rrëzonte regjimin e Assadit kur shpërtheu konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave civile në vitin 2011.
Por, megjithëse mbështeti grupe të ndryshme të armatosura, Ankaraja së fundmi ndryshoi qëndrim dhe tani është e përqendruar në, siç Erdogani e përshkroi më 2019, parandalimin e hapjes së një “korridori të terrorit” në veri të Sirisë.
Ka kohë që Erdogani thotë se mund t’i shqyrtojë ndreqjen e marrëdhënieve me Assadin.
“Tani kemi ardhur në një pikë që, sapo Bashar al-Assad të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do ta shfaqim qasjen e tij”, tha Erdogan.
Turqia ka tentuar që të përmirësojë raportet me Sirisë, teksa Qeveria po përballet me presion brenda vendit për të riatdhesuar miliona refugjatë sirianë, që gjenden në Turqi./rel
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...