Google ADS

Erdogan thotë se ata që po përpiqen të ngjallin “terror ekonomik” do ta paguajnë

20:43 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij do të dënojë këdo që përpiqet të shfrytëzojë zhvillimet në Sirinë fqinje në mënyrë që të ngjall “terrorizmin ekonomik” mbi Turqinë.

Paralajmërimi u drejtua posaçërisht tek  tregjet e biznesit dhe ato financiare, transmeton portali arbresh.info

“Ata që luajnë një rol aktiv në ekonomi, ata brenda sistemit financiar, nëse janë duke u përpjekur që të kryejnë terror ekonomik ndaj vendit tonë duke shfrytëzuar situatën në Siri, do ta paguajnë”, tha Erdogan.

Paralajmërimi i Erdoganit ka ardhur pas rënies së dollarit dhe euros gjatë kësaj jave, gjë që u shkaktua nga kërcënimi ushtarak i vendeve perëndimore kundër Sirisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme