Erdogan thellon përplasjen me Merkel

09:41 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info
Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë kanë shkuar në pikën më të ultë të viteve të fundit.
Shaka është thirrja e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ndaj turqve që kanë të drejtë vote në Gjermani. Kreu i shtetit turk u kërkoi bashkëkombësve të tij të mos votojnë për partitë politikë gjermane në zgjedhjet e përgjithshme në 24 shtatorit. Kristian Demokratët, Partia Social Demokrate dhe ajo e Gjelbër janë armiq të Turqisë, tha Erdogani.

Këto deklarata ngjallën zemërim të qeverisë gjermane. Ministri i jashtëm Sigmar Gabriel i cilësoi të paprecedente fjalët e Erdogan, duke thënë se ky veprim është ndërhyrje në sovranitetin e Gjermanisë.

Tensionet mes dy vendeve u rritën ndjeshëm, pasi Berlini pengoi partinë e Erdogan AKP të zhvillojë fushatë elektorale në referendumin e 16 prillit. Prsidenti Erdogan tha më pas e pengimi i fushatës ishte një stil nazisit./Zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme