Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në programin e mbylljes së aktivitetit veror për nxënësit nga lindja dhe juglindja e organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare ‘Diyanet’ në Qendrën kulturore artistike Zeytinburnu në Stamboll tha se “Organizata separatiste nuk ka asnjë të ardhme që mund t’u premtojë të rinjve dhe fëmijëve tanë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Siç e dini ata vranë djalin e vogël 15 vjeçar Yasinin i cili po shpërndate mish të kurbanit, pasi e hodhën nga një ndërtesë e masakruan duke i kaluar përsipër me automjet. Këta janë të ulët, nuk kanë respekt për qeniet njerëzore. Këta gjithashtu nuk kanë as edhe ndjenjë mëshire.
Përkundrazi organziata terroriste i ka bërë të keqen më të madhe fëmijëve tanë duke vjedhur ëndërrat, jetët tona. Kjo është edhe arsyeja që organizata ka në objektiv parësor shkollat, konviktet, mësuesit”, tha presidenti Erdoğan. “Qëllimi i organizatës është i qartë, për t’i bërë skllevër, robotë të ideologjisë së tyre fëmijët tanë duke i shkëputur ata nga shkollat por edhe nga xhamitë. Përse? Sepse ata e dinë që nga shkolla, xhamia, mihrabi nuk dalin terroristë”, theksoi Erdogan.
Duke shtuar se nuk mund të arrihen objektivat pa shndërruar shkollat dhe xhamitë në një pjesë të jetës Erdogan tha se “Brenda xhamive tona duhet të ketë një jetë, një shpirt. Nuk duhet që xhamitë të jenë vetëm për faljen e 5 kohëve të namazit.
Në jetën tonë nuk ka një xhami të tillë. Por, fatkeqësisht nuk kemi mundur ta vendosim një qasje të tillë në xhamitë tona. Sipas meje periudha e re duhet të jetë që xhamitë të jenë në lëvizje vazhdimisht edhe për 5 kohët e namazit por edhe jashtë saj”.
“Ka qenë gjithmonë ëndërr e frikshme e dikujt që në vendin tonë të përgatiten breza që në mendjet e tyre të kenë dijeni dhe në zemrat e tyre besimin. Kjo është edhe arsyeja për alergjinë ndaj shkollave medrese (imam hatip) të cilat për një periudhë ndodheshin në majë. Nuk mund t’i përballonin ato. Përse? Sepse kishin shqetësimin për ardhjen e një brezi të ndryshëm në medresetë.
Ku vetëm për këtë arsye sistemi ynë arsimor është rrënuar shumë herë. Teksa unë shprehem për këtë ne gjithashtu nuk lëmë mënjanë edhe shkollat e tjera të mesme. Ne kemi nevojë edhe për ato maturantë të këtyre shkollave. Kemi punime në lidhje me këto dhe do të kërkojmë cilësinë. Ja pikërisht organizata terroriste FETO duke përfituar nga kjo dobësi është rrënjëzuar dhe është bërë një problem për popullin tonë. Dëshiroj t’i shpreh Kryesisë së Çështjeve Fetare ‘Diyanet’ se ka mangësi serioze në këtë çështje. Ka mbetur pbrapa kryesisht në rajonin e lindjes dhe juglindjes. Ne i kemi bërë paralajmërimet dhe diskutimet në lidhje me këtë”, tha në fjalën e tij Erdogan.
Pasi potencoi se ka vërejtur që dikush në platforma të ndryshme shpreh jo shpresë në lidhje me brezin e ri, presidenti Erdoğan tha se “Unë mendoj të kundërtën, unë janë shpresues për ju, nga brezi i ri. Nuk jam jo-shpresues si ata. Ne nuk do të ndërpresim shpresën tonë nga mëshira e Allahut. Kam besimin se po vjen një brez që njeh historinë, kulturën dhe veten e tij dhe që zhvillon veten në çdo fushë. Unë përballë meje këtë brez e shikoj. Kam shpresën se ju jeni ato që do ta lartësoni dhe dërgoni përpara vendin tonë. Për këtë ne ju kemi besuar vizionet 2053 dhe 2071 të Turqisë. Ne ndoshta nuk do t’i shohim ato ditë por ju do t’i shihni dhe do t’i jetoni”.
“Praninë tonë njëmijëvjeçare në pozitën gjeografike ia kemi borxh strukturës tonë luftarake e cila vjen nga imani dhe besimi ynë i fortë. Për këtë dikush është përpjekur që të fusë përçarje me dashakeqësi ideologjike, etnike, apo sektare tek populli ynë. Ja i shihni Sirinë dhe Irakun. Mos harroni se të njëjtat gjëra janë përpjekur të na i bëjnë edhe ne. Nuk do të lejojmë një gjë të tillë për këtë po përpiqemi. Pavarësisht se herë kanë marrë rezultate të pjesshme populli ynë në pikën përfundimtare nuk i ka lejuar dhe ka arritur të deshifrojë këtë lojë. Shikoni se për çfarë qëllimi është paraqitur PKK-ja. Edhe FETO është përdorur për të njëjtin qëllim. Armiqësia kundër Islamit dhe gjakderdhja e muslimanëve nuk mund të bëhej ndryshe përveçse nëpërmjet organizatës së quajtur DEASH”, ka deklaruar Erdogan.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...