Google ADS

Erdogan: Të gjitha vendet e NATO-s janë të barabarta me SHBA-në

08:36 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka paralajmëruar SHBA-në duke thënë që të gjitha vendet e NATO-s janë të barabarta me SHBA-në, transmeton arbresh.info.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen për drejtësi dhe zhvillim në Ankara I është drejtuar gjeneralit Paul E. Funk I cili drejton koalicionin në luftën kundër ISIS dhe I cili kishte thënë që Turqia do të përballet me pasoja nëse sulmon në Siri.

“Ata që qojnë kërcënime të tilla në drejtim të Turqisë, qartësisht nuk e kanë përjetuar kohën Otomane” ka thënë Erdogan.

Ai I është drejtuar edhe aleancës së NATO-s duke thënë “Çfarë anëtarësimi është ky? Çfarë lloj aleance? Si president I Turqisë them se të gjitha shtetet e NATO-s janë të barabarta”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme