Google ADS

Erdoğan takon homologun iranian Ruhani në Teheran

12:02 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u takua kokë me kokë me homologun iranian Hasan Ruhani në kryeqytetin e Iranit, Teheran, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Ruhani vjen para samitit midis liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Gjatë samitit trepalësh, presidentët Erdoğan, Ruhani dhe Vladimir Putin do të diskutojnë përpjekjet e përbashkëta si pjesë e procesit të Astanas dhe përpjekjet politike për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin sirian.

Pas samitit, liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Iran, presidenti turk shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Financave Berat Albayrak, shefi i Shërbimit të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan dhe shefi i komunikimit të Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun.

Po ashtu, Erdoğan pritet të realizojë takim kokë më kokë me homologun rus Putin.

Samiti i parë trepalësh u mbajt në qytetin e Soçit në Rusi më 22 nëntor për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Ndërkaq, takimi i dytë ishte mbajtur në mikpritjen e presidentit Erdoğan në prill në kryeqytetin turk Ankara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme