Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar edhe njëherë tjetër Europën. Duke folur në provincën lindore të Erzurumit, Erdogan sulmoi Parlamentin Europian për kritikat e ashpëra të bëra në adresë të operacionit ushtarak të Turqisë në qytetin Afrin në Siri.
Para një turme të madhe njerëzish, presidenti turk, u shpreh me tone kërcënuese ndaj Europës, duke deklaruar se nëse Turqia hap portat, Europa do të përmbytet nga një valë e madhe emigrantësh.
“Ne mbajmë 3.5 milionë refugjatë nga Siria për shtatë vjet. Na u lutët që të mos hapnim dyert. Nëse e bëjmë, nuk do të gjeni vrimë për t’u futur. Vendosni më në fund çfarë doni! Ne treguam humanizëm, por ju nuk e kuptoni humanizmin”- tha ai.
Me dorën mbi arkivolin e ushtarit turk të rënë në Siri, i quajtur Mohammed, Erdogan theksoi se Allahu i premtoi atij fitoren, e cila është shumë afër.
“Ne jemi duke arritur në fund,” – tha presidenti turk.
Sipas tij, Turqia po i shpëton njerëzit e shtypur në Siri. Ai u shpreh se ne, por edhe e gjithë bota po sheh se civilët e shtypur nga lufta duan të largohen nga qyteti Afrin, ata janë duke u persekutuar.
“Ne i zbuluam ata që mbajnë bombat dhe kërcënojnë jetët e tyre. Ne do të hyjmë”,- theksoi Erdogan.
Më tej, në fjalimin e tij, ai sulmoi edhe SHBA-të: “Ne jemi një vend prej 81 milionësh dhe nuk do të na tregojnë se çfarë të bëjmë? Ku është FETO? Duke iu referuar Gylenit”, –pyeti ai.
Ndërsa, u përgjigj po vetë: Në Pensilvani, sigurisht./opinion/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...