Pavarësisht kundërshtimeve, Presidenti turk Erdogan tha se do të hapë portat për refugjatët. Vendimi erdhi menjëherës pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis sipas të cilit burimi i emigracionit është Turqia.
“Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia.
Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bindë botën, por Turqinë nuk e mashtron dot’, -tha Erdogan.
Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu zemërimin e tij të fortë për praninë amerikane në Aleksandropolis dhe bazat amerikane në Greqi, duke pohuar ndër të tjera se e gjithë Greqia është kthyer në një bazë amerikane./javanews/
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...