Erdogan sot në Paris, takohet me Macron

09:17 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan udhëton për në Paris ditën e sotme për bisedime me Emmanuel Macron, vizitë që synon përmirësimin e marrëdhënieve me Europën, pas një lufte deklaratash në vitin 2017.

Dreka dhe bisedimet në Pallatin Elysee pritet të duiskutohte për marrëdhëniet me Sirinë dhe BE-Turqi. Pritet që presidenti Macron gjithashtu të shprehë shqetësim lidhur me pastrimet e Erdoganit pas grushtit të shtetit.

Në një intervistë me televizionin francez LCI të enjten, Erdogan tha se kishte një “fillim shumë të mirë” me kreun e ri të francës.

Por në një intervistë me revistën “Le Point” në gusht, Macron përmendi atë “që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë”.

Ftesa për të fuqishmin turk, i cili ka kryesuar arrestimin e dhjetëra mijëra zyrtarëve, akademikëve, gazetarëve dhe aktivistëve, ka tërhequr kritika për të majtën franceze.

Kryebashkiaku socialist i Parisit, Anne Hidalgo, tha se ishte “e shqetësuar” për gjendjen e “të drejtave të njeriut dhe demokracisë lokale në Turqi”.

Presidenca franceze megjithatë ka këmbëngulur në nevojën për të “mbajtur dialogun” me Ankaranë pa “fshehur qëndrimet e ndryshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme