Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim gjatë këtë muaji. Mësohet se tematika kryesore e bisedimeve të të dyve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.
Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.
Erdogan dhe Putin herën e fundit ishin takuar në samitin e G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor, 2018. Turqia mbështeti grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 dhjetor, 2018, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend