Erdogan shpreson se Franca do të ‘heq qafe Macronin’ sa më shpejt

00:33 | 6 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shpreson që Franca ‘të heqë qafë’ sa më shpejt Presidentin e saj Emmanuel Macron.

Ai e ka bërë këtë koment përderisa lufta e fjalëve mes dy liderëve është duke u përshkallëzuar, transmeton portal arbresh.info

Turqia është e përfshirë në një seri mosmarrëveshjesh me Francën dhe partnerët e saj të BE, nga tensionet në Mesdheun lindor në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

“Macron është telashe për Francën. Me Macron, Franca po kalon një periudhë shumë, shumë të rrezikshme. Shpresoj se Franca do të heqë qafe Macronin sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll.

Macron pranon se “ka policë që janë të dhunshëm”

Ai tha se francezët duhet të largojnë udhëheqësin e tyre “përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje të heqin qafe jelekët e verdhë”, duke iu referuar lëvizjes së protestës që shpërtheu në Francë në 2018.

“Jelekët e verdhë më vonë mund të kthehen në jelekë të kuq”, tha Erdogan.

Udhëheqësi turk ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur që Macron të marrë “kontrolle mendore” dhe i bëri thirrje popullit turk të bojkotojë produktet e etiketuara franceze.

Komenti i ashpër i Erdogan erdhi ndërsa Bashkimi Evropian peshon vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë në një samit të 10 dhjetorit, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjes së saj me Greqinë anëtare të BE në Mesdheun lindor.

Diplomatët kanë thënë se Parisi po bën presion për masa të tilla ndëshkimore kundër Ankarasë,  edhe pse disa anëtarë kryesorë të BE, veçanërisht Gjermania , po tregohet më e kujdesshme dhe kërkon qasje diplomatike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme