Në një bisedë telefonike me homologun e tij kazak, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu solidaritetin me Kazakistanin, ku qytetarët kanë protestuar për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.
Erdoğan i ka thënë homologut të tij kazak Kassym-Jomart Tokayev se Turqia po ndjek nga afër situatën aktuale dhe qëndron në solidaritet me vendin, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të presidencës turke.
“Në një telefonatë me Tokayev-in, presidenti ynë shprehu dëshirën e tij për krijimin e një qeverie të re në Kazakistan sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë fund tensioneve në vend”, thuhet në deklaratë.
Si president i radhës i Organizatës së Shteteve Turkofone, Erdoğan ka telefonuar liderët e vendeve anëtare për zhvillimet në Kazakistan.
Protestat në Kazakistanin perëndimor më 2 janar për shkak të rritjes së çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës, ose LPG, u përhapën më vonë në zona të tjera të vendit të Azisë Qendrore, duke u shtrirë në mbarë vendin.
Për të garantuar sigurinë publike, një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në kryeqendrën tregtare Almaty dhe rajonin e pasur me naftë Mangystau. Tokaev miratoi gjithashtu dorëheqjen e qeverisë.
Ai kërkoi ndihmë nga aleanca ushtarake e udhëhequr nga Rusia, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila ra dakord të dërgonte një numër të paspecifikuar paqeruajtësish./Anadolu Agency./
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?