Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, të shtunën shprehu solidaritetin e tij me Pakistanit për fatkeqësinë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një telefonatë me kryeministrin Shahbaz Sharif, Erdoğan shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për “popullin vëlla të Pakistanit në këtë kohë të vështirë, si gjithmonë”, njoftoi në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiye-s.
Ai gjithashtu ka uruar mëshirën e Allahut për të vdekurit dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.
Pakistani të shtunën pothuajse arriti shifrën prej 1.000 vdekjeve në incidentet e lidhura me reshjet, të cilat janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga mesi i qershorit.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...