Erdogan: SHBA t’i shikon punët e veta nëse dëshiron lirimin e pastorit

00:52 | 22 Prill 2018
Trina Galanxhi

Uashingtoni duhet të shqyrtojë veprimet e veta nëse dëshiron lirimin e pastorit protestues amerikan Andreë Brunson, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për transmetuesin turk NTV.

“Nëse e doni Brunson, hidhni një sy hapave tuaj”, tha Erdogan, që me sa duket i është drejtuar SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info

Pastori  amerikan që kryente veprimtarinë e tij në Izmir është arrestuar nga autoritetet turke në tetor të vitit 2016.

Më 16 prill, një gjykatë turke vendosi të mbajë atë në paraburgim, duke e konsideruar atë si person të rrezikshëm.

Nëse pastori amerikan dënohet me akuza për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016, ai mund të përballet me 35 vjet burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme