Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzar Shtetet e Bashkuara se po vazhdojnë të furnizojnë me armë kurdët në Siri.
Presidenti Erdogan la të kuptohet se SHBA në veçanti ka siguruar një sasi të madhe mbështetjeje ushtarake për YPG kurde në Siri, transmeton portali arbresh.info
Duke folur në një kongres të Partisë së tij në Bursa, ai tha se SHBA-të i kanë dhënë kurdëve rreth 5 mijë kamione me armë dhe ngarkesa tjera.
“Tani, përveç 5,000 kamionëve, ekzistojnë armë dhe municione, ata (SHBA-të) u kanë dhuruar edhe 2 mijë avionë”, tha ai.
Turqia beson se YPG është e lidhur ngushtë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për të cilët qeveria beson se janë terroristë.
Në anën tjetër, SHBA-të medojnë se kurdët në Siri janë të aftë që mbrojnë territorin nga Shteti Islamik.
Turqia ka filluar sulmet ajrore dhe tokësore kundër kurdëve në Siri, duke nxitur kështu tensione të reja mes Ankarasë dhe Uashingtonit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?