Google ADS

Erdogan: Republika e Turqisë është vazhdimësi e osmanëve

00:36 | 12 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Republika e Turqisë është një vazhdim i Perandorisë Osmane, kështu tha Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Republika e Turqisë, ashtu si shtetet tona të mëparshme që janë një vazhdimësi e njëri-tjetrit, gjithashtu është një vazhdimësi e osmanëve. Sigurisht, kufijtë kanë ndryshuar. Format e qeverisjes kanë ndryshuar, por esenca është e njëjtë, shpirti është i njëjtë, madje shumë institucione janë të njëjta”, tha Erdogan gjatë një ceremonie përkujtimore për të shënuar qindvjeçarin e vdekjes së sulltanit osman, Abdulhamid i II-të, në Pallatin Yıldız në Stamboll.

Erdogan shtoi se kjo është arsyeja pse Sulltani Abdulhamid është një nga individët më të rëndësishëm, më vizionarë dhe më strategjik që e bëri në 150 vitet e fundit.

“Disa njerëz përpiqen me insistim ta fillojnë historinë e këtij vendi që nga viti 1923. Disa përpiqen pa pushim që të na thyejnë nga rrënjët dhe vlerat e lashta”, shtoi ai.

Erdogan tha se fotografia e madhe sjell karakter dhe kujtesë për një komb.

“Ne krenohemi në historinë tonë pa bërë diskriminim”.

Sulltan Abdulhamid i II-të është i biri i Sulltan Abdulmexhitit, vdiq në vitin 1918 dhe ishte sulltani 34 i Perandorisë Osmane./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme