Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se nëse këshilltari i SHBA-ve për sigurinë kombëtare dëshiron të flasë me një zyrtar turk, ai duhet të flasë me zëdhënësin presidencial, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti turk refuzoi takimin me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, pasuar nga pretendimet e Boltonit se Turqia “shënjestron kurdët” në Siri, pretendime të cilat Ankaraja i kundërshtoi në mënyrë të vendosur.
“Nëse takimi me Bolton ishte i domosdoshëm, atëherë mund të kishim thënë po”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve në kryeqytetin Ankara, duke theksuar “programin e rënduar” të tij në refuzimin e takimit, si dhe shtoi se Bolton më mirë të takojë zëdhënësin presidencial turk, İbrahim Kalın.
Erdoğan theksoi se ai në çdo moment mund të flasë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria ishte pas një bisede telefonike me presidentin Erdoğan.
Të dielën, Bolton tha se SHBA-të nuk do të tërheqin trupat nga Siria verilindore derisa qeveria e Turqisë të garantojë se nuk do të sulmojë “luftëtarët kurdë”, duke iu referuar grupit terrorist PKK/YPG.
Zyrtarët turq kanë reaguar që kurdët e Sirisë të mos përzihen dhe të përdoren në një fjali sikur të ishin të njëtjë me organizatën terroriste PKK dhe me krahun e saj të armatosur YPG dhe PYD.
Turqia ka bërë të ditur se planifikon një operacion kundër-terrorist në Siri, që shënjestron PKK/YPG-në, pas dy operacioneve të suksesshme që nga viti 2016.
Turqia ka kritikuar funksionimin e SHBA-ve me PKK/YPG-në, duke theksuar se nuk ka kuptim ajo që duke përdorur një grup terrorist lufton një tjetër grup terrorist.
Që kur arriti në Turqi të hënën, Bolton është takuar edhe me Kalın-in dhe me shefin e shtabit të përgjithshëm turk, gjeneral Yaşar Güler.
Të dielën, Kalın pretendimet e Boltonit i quajti “irracionale”, përderisa Turqia po lufton terroristët e të dy grupeve, DEASH-it dhe PKK/PYD/YPG-së.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe