Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dënoi të shtunën sulmet “e urryera” të Izraelit kundër Xhamisë Al-Aqsa të Jerusalemit gjatë Ramazanit, duke shprehur solidaritet me palestinezët.
“Ne dënojmë me forcë sulmet e tmerrshme të Izraelit kundër kiblës sonë të parë #AlAqsaMosque, që fatkeqësisht po kryhen çdo Ramazan”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona palestineze në të gjitha rrethanat”, shtoi ai.
Erdogan foli gjithashtu për këtë çështje pas një iftari në Stamboll, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.
“Izraeli, një shtet mizor dhe terrorist, po sulmon muslimanët të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç se të mbrojnë shtëpitë e tyre stërgjyshore”, citohet të ketë thënë ai.
Erdogan gjithashtu ftoi “myslimanët në të gjithë botën dhe të gjitha vendet kryesisht myslimane të qëndrojnë kundër kësaj padrejtësie”.
Ndryshe, policia izraelite hodhi plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata marramendëse për të shpërndarë adhuruesit palestinezë gjatë sulmit të tyre në Xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit të premten vonë.
Sulmi në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe rreth Jerusalemit Lindor, i cili plagosi 205 palestinezë dhe 17 oficerë policie, erdhi mes zemërimit në rritje për dëbimet e planifikuara.
Tensionet në Jeruzalem janë rritur javët e fundit ndërsa palestinezët kanë protestuar kundër kufizimeve të Izraelit për të hyrë në pjesë të Qytetit të Vjetër gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, dhe pasi autoritetet urdhëruan disa familje palestineze të linin shtëpitë e tyre për të hapur rrugën për kolonët izraelitë.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor