Google ADS

Erdogan reagon ndaj sulmeve të fundit në Jerusalem

19:57 | 10 Maj 2021
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit e fundit në Izrael, referuar sulmeve të bëra ndaj popullit palestinez nga forcat izraelite, duke thënë se do të mobilizohen për të ndaluar “terrorizmin dhe pushtimin e Izraelit”.

Presidenti i Turqisë përmes facebookut ka bërë të ditur se ka zhvilluar telefonatë me homologun e ti palestinez dhe shefin e byrosë politike të Hamasit, duke i cilësuar sulmet nga Izraeli në Jeruzalem si “terror”.

Ndër të tjera Erdogan shton se Turqia do të bëjë “çmos për të mobilizuar të gjithë botën, veçanërisht botën islamike”.

Ditëve te fundit, më shumë se 300 palestinezë u plagosën në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor.

Postimi i plotë i Presidentit turk:

‘‘Të dashur vëllezër,

Kam pasur telefonata të ndara me Presidentin Palestinez Mahmud Abbas dhe Shefin e Byrosë Politike të Hamasit Ismail Heniyye.

Duke i përshkruar sulmet e Izraelit në Jeruzalem si “terror”, unë shpreha dënimin tim më të ashpër për këto sulme të liga dhe mizorinë e shkaktuar ndaj Palestinezëve, të cilat lënduan jo vetëm ndërgjegjen e myslimanëve por të gjithë njerëzimin.

Unë theksova se ne do të bëjmë çmos për të mobilizuar të gjithë botën, veçanërisht botën islamike, për të ndaluar terrorizmin dhe pushtimin e Izraelit.

Unë deklarova se Turqia gjithmonë do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e çështjes Palestineze, të qëndrojë pranë vëllezërve të saj Palestinezë dhe të mbrojë dinjitetin e Jeruzalemit”./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme