Google ADS

Erdogan – Ramush Haradinajt: Karriera jote do të përfundojë shpejt

17:30 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Erdogan, në fjalimin e sotëm, ka kritikuar kryeministrin e vendit, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.

Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të protestojnë kundër Haradinajt.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë 6 prej këtyre (FETO) i kapën këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan dhe i sollëm. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, tha presidenti Erdogan, gjatë fjalimit, raporton AA, përcjell Telegrafi.

Më tej Erdogan, gjatë fjalimit, e ka quajtur kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët e të cilit i lëvizin të tjerët.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund”, tha Erdogan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme