Presidenti rus Vladimir Putin ka qerasur homologun e tij Recep Tayyip Erdogan me një akullore ndërkohë që liderët botërorë ishin mbledhur në ‘Moscow International Aviation and Space Salon’ (MAKS 2019), para disa javësh.
Dy liderët vendosën që të bënin një pushim nga inspektimi i një sërë pajisjesh aviacioni ruse për t’u ëmbëlsuar.
Pasi zgjodhën akulloret që donin, gruaja që i shiste e informoi presidentin se fatura shkonte 210 rubla ($3.20)
Ndërkohë që Erdogan vriste mendjen se kush duhej t’i paguante.
Ai pyeti: “Do e paguash edhe timen?”
Presidenti rus ia ktheu “Sigurisht që do paguaj. Ti je mik këtu në fund të fundit.”
Akulloret gjatë MAKS duket se janë bërë tashmë traditë për Putin, i cili ka bërë të njëjtin veprim në vitin 2017.
https://www.facebook.com/russiabeyond/videos/566063094199892/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...