Erdogan pret nga Moska heqjen e plotë të sanksioneve

18:34 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Turqia pret që Rusia të heqë tërësisht kufizimet ekonomike të cilat ia ka vendosur Ankarasë zyrtare, ka deklaruar të premten presidenti turk Recep Tajip Erdogan në konferencën për media me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Moska zyrtare ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Ankarasë, pasi që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ishin prishur pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus mbi Siri në nëntor 2015, përkujton agjencia Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme