Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka dhënë përgjigje pyetjes së përse nuk takohet me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi.
“Unë nuk takohem kurrë me një njeri të tillë. Para së gjithash ai duhet të lirojë me një amnisti të përgjithshme të gjithë njerëzit që ndodhen në burgje. Për sa kohë që ai nuk i liron ne nuk mund të takohemi. Edhe ata që janë takuar duhet ta dinë se do të vlerësohen ndryshe në histori”, tha Erdogan.
Në vlerësimin e tij për zhvillimet e fundit në Egjipt, Erdogan tha se marrëdhëniet me Egjiptin janë ndërprerë për shkak të presidentit të tij dhe politikës së tij të egër.
“Dëshiroj të flas qartë se në botë ata që shprehen se janë kundër grushteve të shtetit nuk kanë mbajtur një qëndrim kundër Sisit i cili rrëzoi me një grusht shteti Mursi-n, por përkundrazi ata e kanë pritur Sisin me qilima të kuq.
Këto vende kanë qëndruar pas tentativës për grusht shtetin e 15 korrikut. Mursi erdhi në pushtet me 52 për qind të votave të popullit, por e rrëzuan duke i prerë një faturë në mënyrë ndryshe. Aktualisht Mursi dhe shokët e tij ndodhen ende në burgje. Unë për vite me radhë nuk e kam fshehur, por e kam shprehur gjithmonë se Sisi është puçist. Fatkeqësisht vendet perëndimore mbështesin ende puçistët dhe vazhdojnë rrugën me të njëjtën vendosmëri. Fakti që duken si të pavendosur është e sajuar”.
Duke kritikuar Sisin, presidenti turk deklaroi se populli egjiptian është zemra e Turqisë.
“Sisi për këto veprime do të thotë që ‘janë vendime gjyqësore’ por unë si president i Turqisë them se gjyqësori atje, zgjedhjet janë përralla. Atje ka një strukturë plotësisht autoritare, totalitare. I sjell në pushtet dhe i merr ata kur të duan. Po i përgjigjem duke iu referuar atyre që thonë se “pse Tayyip Erdoğan nuk takohet me Sisi? Ka ndërmjetës që vijnë herë-herë. Por, unë nuk takohem kurrë me një njeri të tillë. Para së gjithash ai duhet të lirojë me një amnisti të përgjithshme gjithë njerëzit që ndodhen në burgje. Për sa kohë që ai nuk i liron ne nuk mund të takohemi. Edhe ata që janë takuar duhet ta dinë se do të vlerësohen ndryshe në histori. Populli egjiptian është zemra jonë, por Sisi nuk është kurrë!” theksoi ai./gsh/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje