“Çdo hap që kemi hedhur për ta bërë Turqinë një fuqi rajonale dhe globale është gurë i strukturës së këtij vizioni”, tha presidenti Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Po përpiqen ta pengojnë zgjimin tonë shekullor duke e bërë Turqinë që të luftojë përsëri me çështjet e saj të brendshme”.
Erdoğan nëpërmjet video-konferencës nga rezidenca Vahdettin në Stamboll mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fazës së 5-të të autostradës Marmara e veriut.
Në një fjalim, Erdoğan vuri në dukje se për të prodhuar vepra që mund të kontribuojnë në trashëgiminë e civilizimit, duhet së pari të ndërtohet struktura politike, ekonomike dhe shoqërore që do ta bëjë këtë.
“Kur shikojmë se përse Turqia përpara viteve 2002 kishte mbetur prapa, vërejmë se arsyet janë grushtet e shtetit dhe destabilizimet e deleguara. Në vend që të drejtonim fytyrën tonë drejt të ardhmes ne humbisnim kohën dhe energjinë tonë me problemet e brendshme, me grindjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Kur ne i mbajmë sytë drejt horizontit dhe idealeve tona, ne si komb arrijmë suksese të mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë 18 viteve të qeverisjes tonë bëmë punë 3 herë, 5 herë, 10 herë se ato të bëra në historinë e republikës dhe falë kësaj mundësuam që vendi ynë t’i përfitojë këto”, tha Erdoğan.
Ai vuri në dukje se sot populli pret nga politika një vizon i cili të ndriçojë të ardhmen dhe jo ta lodhë me grindje boshe.
“Kur ne u paraqitëm përpara popullit tonë 10 vite më parë, shqetësimi i vetëm i disave ishin zgjedhjet që do të mbaheshin disa muaj më vonë. Përkundër kësaj kohe që ka kaluar përballë kemi një qasje politike, horizonti i së cilës nuk kalon dot zgjedhjet e para. Ndërsa ne që nga tani kemi filluar përgatitjet për ndërtimin e Turqisë të viteve 2023, 2053 dhe 2071. Edhe sikur jeta jonë të mos mjaftojë ne e pranojmë si shërbimin më të madh që kemi bërë duke u lënë brezave të ardhshëm një vizon të tillë dhe një vend të tillë”, tha Erdoğan i cili shtoi se:
“Për më tepër, ne nuk e bëjmë këtë vetëm me fjalë, me retorikë, por i zbatojmë këto me veprime konkrete. Çdo hap që kemi hedhur për ta bërë Turqinë një fuqi rajonale dhe globale është gurë i strukturës së këtij vizioni. Arritja e suksesit të përpjekjeve që kemi kryer në aspektin politik, ushtarak dhe eknomik që nga Siria e deri në Libi dhe nga Mesdheu Lindor e deri në Detin e Zi, ka një rëndësi jetësore nga kjo pikëpamje. Pas përpjekjeve për të penguar çdo hap politik dhe ekonomik të vendit tonë, ekziston një qëllim për të ‘nxjerrë nga binarët‘ (prishur) marshimin tonë në drejtim të këtij vizioni”, tha Erdoğan.
“Po përpiqen ta pengojnë zgjimin tonë shekullor duke e bërë Turqinë që të luftojë përsëri me çështjet e saj të brendshme. Por, populli duke parë këtë lojë, kryesisht më 15 korrik tregoi vullnetin e tij për të mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen e tij në çdo sulm të përballur”, theksoi Erdoğan duke shtuar se ky vullnet do të transmetohet brez pas brezi dhe do të vazhdojë të bëhet çimento e popullit për shekuj.
Presidenti Erdoğan nënvizoi se sulmet e vazhdueshme me të cilat Turqia është përballur në 7 vitet e fundit bashkë me fushat e tjera kanë pasur në objektiv ekonominë, ku në një periudhë të tillë janë përballur edhe me pandeminë e koronavirusit.
“Pandemia ka shkaktuar efekte negative, jashtëzakonisht shkatërruese mbi ekonomitë e të gjitha shteteve, që nga vendet e zhvilluara e deri tek vendet në zhvillim dhe ato pak të zhvilluara”, potencoi Erdoğan duke bërë të ditur se Turqia është në mesin e vendeve që është ndikuar më pak nga të gjitha këto ecuri negative./AA/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...