Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “në një periudhë jo shumë të gjatë shpresojmë se do t‘i vendosim në një vijë të arsyeshme dhe të qëndrueshme të gjitha lëvizjet e çmimeve dhe luhatjet valutore”.
Ai theksoi se disa nga rritjet e larta të çmimeve, veçanërisht në energji dhe ushqime janë për shkak të rritjes së tepërt të çmimeve globale të mallrave dhe pritet që një pjesë e këtyre çmimeve të larta të balancohen sërish.
Sipas tij, edhe “oportunistët e pangopur në treg” janë një nga arsyet e rritjes së tepërt të çmimeve që vërehen në disa produkte.
“Nga këtu i bëj thirrje vendit tim, atyre që bëjnë stoqe. Do të paguajnë çmimin që meritojnë, nëse kapen ata që bëjnë stok në magazinat e tyre pavarësisht se në cilin produkt. Edhe në rritjen e kursit të këmbimit shohim herë-herë shenjat e kësaj lakmie. Në një periudhë jo shumë të gjatë shpresojmë se do t‘i vendosim në një vijë të arsyeshme dhe të qëndrueshme të gjitha lëvizjet e çmimeve dhe luhatjet valutore. Me lejen e Allahut, që nga muajt e parë të vitit të ardhshëm, do të shohim se kemi arritur në një nivel ku kemi filluar të arrijmë standardet e vendeve që janë vërtet të zhvilluara në ekonomi”, tha Erdogan./indeksonline/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren